Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria destinacion për vjeshtën/ “Time Out”: Riviera shqiptare, e mrekullueshme

schedule14:07 - 26 Shtator, 2026

schedule 14:07 - 26 Shtator, 2026

Shqipëria është një ndër destinacionet më të bukura në Europë  për tu vizituar gjatë vjeshtës por edhe në dimër.Revista britanike Time OUT shkruan se  temperaturat mbeten relativisht të buta edhe në muajt më të ftohtë të vitit.

Riviera jugore e vendit futet në listë krahas vendeve si Ishujt Kanarie të Spanjës,Malit të Zi,Kroacia apo Qipros.

Revista britanike u rekomandon udhëtarëve britanikë që të vizitojnë veçanërisht Sarandën dhe Himarën,  pasi ofrojnë gjatë dimrit një atmosferë krejt tjetër nga ajo e muajve të verës

Pa fluksin e madh të turistëve, shëtitjet buzë detit janë më të qeta, ndërsa çmimet në këtë periudhë mund të jenë më të favorshme.

Të gjithë ata vizitorë që janë duke kërkuar qetësi dhe vetmi me pak diell dimëror për të mbajtur syzet e diellit që ju nevojiten, Riviera Shqiptare është një zgjedhje e mrekullueshme shkruan revista britanike

Edhe pse temperaturat nuk krahasohen me ato të një pushimi veror, ditët me diell dhe klima relativisht e butë e bëjnë jugun e Shqipërisë një alternativë interesante për një arratisje dimërore.

Shqipëriapo konfirmohet  gjithnjë e më tepër një destinacion për turizmin ndërsa sfidë mbetet zgjatja e sezonit përgjatë gjithë vitit. Nga të dhënat zyrtare rezulton se Shqipëria ka pritur deri në fund të muajit gusht mbi  9,4 milionë vizitorë të huaj  me një rritje  prej 5.3%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!