Bledar Çafi, 50 vjeç, i njohur si “i forti” i Shkodrës” është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Muri i Lartë”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, BKH-ja dhe strukturat e tjera operacionale, nën drejtimin e SPAK.
Çafi u kap në banesën e tij në orët e para të mëngjesit, ndërsa GJKKO, me vendim të datës 25 shtator 2026, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe akuza të tjera që lidhen me veprimtarinë e grupit.
Çafi është dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Më datë 4 qershor të 2020, Gjykata e Triestes në Itali e dënoi Çafin me 4 vite dhe 2 muaj burg për trafik droge në sasi të mëdha.
Ndër vite, emri i tij ka qenë i lakuar në ngjarje të rënda kriminale në qytetin e Shkodrës, përfshirë dyshime apo akuza për ngjarje gjakmarrjeje e vrasjeje, për të cilat nuk ka rezultuar gjithmonë i dënuar për mungesë provash
Përveç profilit kriminal, ai dhe familja e tij kanë zotëruar ose administruar biznese të ndryshme në Shkodër, si njësi tregtare, bar-kafe dhe aktivitete tregtimi./abcnews.al

