Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Grudë të Shkodrës.
Gazetari Simon Shkreli bën me dije për abcnews.al se është qëlluar me armë ndaj banesës së Gjergj Mhillajt. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes dy familjeve në fshatin Grudë.
Mësohet se të shtënat kanë ardhur nga dy persona. Të shtënat kanë kapur qenin e familjes Mhillaj.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë
Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al