Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Finalja” e parë e Nations League/ Holanda dhe Gjermania përballen në sfidën e madhe të grupit

schedule12:17 - 24 Shtator, 2026

schedule 12:17 - 24 Shtator, 2026

Liga e Kombeve ngre siparin e edicionit të saj të ri me një përballje të vërtetë gjigandësh. Të gjithë prozhektorët drejtohen në “Johan Cruyff Arena”, ku Holanda do të presë Gjermaninë në sfidën e parë të Grupit 2 në Ligën A.

Një sfidë e mbushur me rivalitet dhe histori të madhe, por që këtë herë vjen edhe me shumë të përbashkëta.

Të dyja skuadrat zbresin në fushë pas zhgënjimit në “Botërorin 2026” dhe po ashtu, të dyja shpresojnë të nisin një cikël fitues me trajnerë të rinj në pankinë, Xavi Hernandez dhe Jurgen Klopp.

Spanjolli mori drejtimin e “Tulipanëve” me mision kthimin te suksesi dhe mbi të gjitha te “shkolla e Cruyff”, si një nga interpretuesit më të mirë kur ishte vetë një lojtar i Barcelonës.

Kundër Gjermanisë, Xavi nuk do të ketë shërbimet e Malen, që pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit me Romën në Serie A. Por me gjithë lojtarët e tjerë të grumbulluar në dispozicion, tekniku beson se do të debutojë me fitore.

Xavi do të ketë përballë një ekspert të vërtetë si Jurgen Klopp, por edhe ky debutues me Gjermaninë dhe në një skuadër kombëtare.

Tekniku gjerman u ul në pankinën e “Panzerave”, pasi konsiderohet si njeriu I duhur për t’I dhënë fund zhgënjimeve në arenën ndërkombëtare.

Klopp e nisi me një risi të vërtetë aventurën e tij të re, duke grumbulluar 44 lojtarë të ndarë në dy skuadra të ndryshme, duke gërshetuar ata me eksperiencë dhe talented e së ardhmes.

Asnjë mungesë për gjermanët, që pas tërheqjes së Brajan Grudës, përpara nisjes së përgatitjeve.

Për këtë ndeshje, Gjermania ka me vete edhe parashikimet që I japin një favorizim të lehtë për fitore, pavarësisht se luan në transfertë. Si “Panzerat” ashtu edhe Holanda janë pretendentë për të fituar grupin e tyre në Ligën e Kombeve, ku luajnë gjithashtu Greqia dhe Serbia.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!