Natyrisht, diferenca ekziston dhe është e madhe, për të folur realisht.
Jasir Asani vërtet është një lojtar me talent të madh, me goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës, duke shënuar gola të veçantë për Shqipërinë, Kuangjunë në Kore të Jugut apo Esteglalin në Iran, veçse Kristiano Ronaldo është njeriu që po I afrohet kufirit mitik të 1 000 golave.
Gjithsesi, në Iran kanë dëshirë ta bëjnë këtë krahasim, sidomos tifozët e Esteglalit, dhe mediat në këtë vend shfaqën një video të shkurtër, kur një tifozë I vogël ndaloi makinën e Asanit dhe e pyeti pikërisht për këtë.
Djali I vogël kishte në trup pikërisht fanelën e shqiptarit, dhe e ngacmoi nëse e krahason veten me legjendën portugeze.
Përgjigja e futbollistit kuqezi, sipas mediave në Teheran, ishte që secili lojtar ka veçantitë e tij, se ai jep maksimumin për ekipin, dhe se e respekton pa masë Kristianon.
Jasir Asani e la prapa Ronaldon në Ligën e Kampionëve të Azisë në 2024, duke shënuar 9 gola në 10 ndeshje, një më shumë se ai, e duke marrë Këpucën e Argjendtë.
Këtë sezon, ai ka 3 gola dhe një asist në 7 ndeshje në kampionatin iranian, si dhe një gol në një ndeshje në Champions, ndërsa ka luajtur gjithmonë si titullar, dhe 100 për qind të kohës, pra nuk është zëvendësuar asnjë herë.
Në total, për Esteglalin ka 23 kontribute goli në 37 ndeshje, nga të cilët 17 rrjeta dhe 6 asistë.

