Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përshkallëzohet greva e avokatëve/ Të hënën paralajmëron bojkotin e seancave për masat e sigurisë

schedule15:12 - 23 Shtator, 2026

schedule 15:12 - 23 Shtator, 2026

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka përshkallëzuar qëndrimin në lidhje me bojkotin e seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaccme.

Duke nisur nga e hëna, datë 28 shtator, avokatët do të bojkotojnë edhe seancat për masat e sigurisë.

Vendimi u mor njëzëri nga të gjithë avokatët e pranishëm në mbledhjen e Këshillit këtë të mërkurë, ndërsa kjo erdhi pasi GJKKO nisi të gjobiste avokatët për mungesë të pajustifikuar.

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maksim Haxhia dha urdhër edhe për avokatët kryesisht që të mos marrin pjesë në seancat gjyqësore, duke garantuar mbulimin e shpenzimeve për këdo që do të gjobitet.

Kjo është hera e parë që gjykata përballet me një situatë të tillë, pasi vlerësimi i kushteve të masës së sigurisë ka afat shqyrtimi 72 orë, në të kundërt i ndaluari lirohet.

Lidhur me këtë vendimarrje pritet të njoftohet edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor që të marrë masa për zgjidhjen e konfliktit mes avokatëve dhe GJKKO-së./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!