Një turist gjerman, rreth 50 vjeç, është dëmtuar në këmbë, duke pësuar frakturë, teksa po eksploronte Shtegun e Cezarit në zonën e Llogarasë.
50-vjeçari ishte pjesë e një grupi turistësh që po vizitonin dhe eksploronin zonën, kur ka pësuar dëmtimin në këmbë.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe personeli i Qendrës Shëndetësore Orikum, të cilët kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë bërë të mundur transportimin e turistit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

