Presidenti iranian: Nëse SHBA na pret një dorë, ne do u presim këmbët

schedule11:30 - 8 Janar, 2020

schedule 11:30 - 8 Janar, 2020

Presidenti Iranian Rohani ka reaguar për sulmin e mbrëmjes së të martës ndaj bazave ushtarake në Irak. Ai theksoi se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë prerë një dorë vendit të tij me vrasjen e general Sulejmanit, Irani do u presë këmbët atyre.

“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë prerë një dorë duke vrarë general Sulejmanin, Irani do të përgjigjet duke i prerë këmbët atyre”, deklaroi presidenti Iranian Hasan Rohani.

Agjencia iraniane e lajmeve, Fars raporton se mëngjesin e të mërkurës lideri suprem Iranian Ajatollah Khamenei e konsideroi si një goditje të pastër sulmin me raketa. Por ai shtoi se nëse do të ketë një përballje mes dy vendeve, sulmet ushtarake të kësaj natyre nuk janë të mjaftueshme. Ai theksoi se armiqtë e Iranit mbështesin sistemin arrogant të amerikanëve.

Ministri i Jashtëm Iranian theksoi se sulmi i Iranit në bazat ushtarake në Irak ishte për vetëmbrojtje, kundër një sulmi terrorist si ai ku mbeti i vrarë gjeneral Sulejmani. Ai tha se nuk ka të dhëna të sakta për pasojat e sulmit, por ajo që është e sigurtë është se një nga bazat e sulmuara ishte përgjegjëse për vrasjen e gjeneralit Iranian. Për këtë arsye ai këmbënguli se sulmi ishte pjesë e të drejtës ndërkombëtare për vetëmbrojtje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!