Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pogaçar, “shuplakë” nga e dashura/ Çiklistja sllovene, Urska Zigart, e “shigjeton” për rrogën

schedule12:12 - 23 Shtator, 2026

schedule 12:12 - 23 Shtator, 2026

Janë çifti më I shquar I çiklizmit në botë.

Që të dy sllovenë, edhe pse jo që të dy fitues të mëdhenj.

Po flasim për Tadej Pogaçarin, numrin 1 të këtij sporti në botë sot për sot, dhe për të dashurën e tij, gjithashtu sllovene.

Urshka Zigart është edhe ajo çikliste profesioniste, dy vjet më e madhe sesa kampioni I Turit të Francës, ndërsa së fundmi tërhoqi vëmendjen për një debat në rrjetet sociale.

Urshka iu përgjigj një komenti seksist, të dikujt që I bënte thirrje ta linte sportin, sepse partneri I saj, fitonte shumë para dhe mund ta mbante edhe atë.

“Pogi fiton milionat e tij, dhe unë fitoj thërrimet e mia”, ishte komenti I vajzës 29-vjeçare.

E vërteta është që ka një diferencë të rëndësishme mes të dyve.

Pogaçar është sportisti më I paguar në botë me 8 milionë euro në vit kontratë në klubin e tij, pa llogaritur shpërblimet në bazë të sukseseve.

Tek femrat, ndodh që më të mirat marrin edhe 1 milionë euro në vit, por shumica jo më shumë se 100 000, apo ndoshta maksimumi 200 000.

Nëse Tadej ka fituar 5 herë Turin e Francës, si dhe Turin e Italisë, Urshka ka triumfuar vetëm në kampionatet kombëtare në Slloveni, dhe këtë vit doli e treta në Vueltën e Spanjës dhe e 8-ta në Xhiron e Italisë.

Ndërkaq, që të dy janë fatkeqë këto kohë.

Zigart është rrëzuar dy herë dhe është detyruar të humbasë disa gara duke u riaftësuar.

Edhe pse Pogaçar pati rrëzimin e frikshëm dhe të rëndë në Vueltën e Spanjës, duke u dëmtuar rëndë, e duke I thënë “lamtumirë” vitit 2026.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!