Durrësi po preferohet gjithnjë e më shumë nga të huajt, jo vetëm për pushime, por edhe për të jetuar.
Shtetas të huaj, kyesisht italinë e ukrainas po marrin banesa me qira, blejnë apartamente dhe qëndrojnë në Durrës për periudha afatgjata. Sipas ekspertëve në tregun imobiliar, durrësi favorizohet nga klima, afërsia me detin dhe kostot më të ulëta të jetesës.
Por italianët nuk janë të vetmit. Pas tyre, në tregun e qirave afatgjata dhe blerjeve të apartamenteve janë shtetasit ukrainas, një prirje që agjentët thonë se është shtuar pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë.
Një pjesë e të huajve zgjedhin të qëndrojnë me qira, ndërsa të tjerë investojnë duke blerë apartamente.
Krahas cmimeve të ulëta të qirave, një tjetër faktor është mundësia për të përfituar leje qëndrimi përmes pronësisë së një apartamenti në Shqipëri, çka sipas agjentëve ka ndikuar edhe në rritjen e interesit për blerje.
Kështu, Durrësi po kalon gradualisht nga një destinacion ku të huajt vijnë për disa ditë pushime, në një qytet ku një pjesë e tyre zgjedhin të jetojnë, të punojnë dhe të investojnë./abcnews.al

