Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Petraj: Gjykata Speciale tregoi paaftësi, Apeli duhet të rrëzojë vendimin!

schedule23:43 - 21 Shtator, 2026

schedule 23:43 - 21 Shtator, 2026

Apeli duhet të hedhë poshtë vendimin e Gjykatës Speciale”, kështu u shpreh avokati Edmond Petraj në një intervistë në “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, ndërsa komentoi vendimin e Hagës , e cila dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.

Ai tha se Gjykata ka treguar paaftësi dhe se vendimi duhet zhbërë.

“Vendimi është shumë i mangët të gjithë janë dënuar pa prova. Në Apel mendoj se duhet të ndryshojë por duhet bërë një raport i detajuar. Por është një Gjykatë që lë jashtë mase për të dëshiruar. Të gjithë raportin që nga Dick Marty dhe vlerësimi i inicuesëve për të dalë në rezolutë dhe mënyra si u ndërhy , ka shkelje të rënda të qëllimit përse u ngrit ajo gjykata. Sepse kishte qëllim ta zhbënte dhe ta kthente viktimën në kriminel. Një grup i specializuar juristësh duhet t’i vendosë para përgjegjësi”, tha ai.

Petraj u shpreh kritik edhe ndaj Donika Gërvallës, duke thënë se fabrikoi dëshmi të rreme ndaj UÇK.

Sipas tij, Gërvalla i ka cilësuar krerët e UÇK-së kriminelë dhe se ka shpifur ndaj tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!