Për të pestën natë me rradhë, qindra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Qytetarët me brohoritje kërkuan “Liri për çlirimtarët”.
Në shesh u soll edhe një flamuri gjigant kombëtar, me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sheshin e mbushën persona të grup moshave të ndryshme, por ranë sy posaçërisht mbështetja e të rinjve për katër ish krerët e UÇK.
Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, disa rrugë në qendër të Prishtinës u bllokuan, por brenda mesnatës situata shkoi drejt normalitetit.
Një protestë në Prishtinë do të zhvillohet edhe sot protesta kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta ka hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa pjesëmarrësit do të mblidhen në qendër të kryeqytetit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës.
Protesta ta patur edhe në Gjermani, Vienë dhe SHBA në mbështetje të çlirimtarëve.


