Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan kthehet të bëjë “djallin”/ Ndeshja më e mirë e sezonit, kuqezinjtë mundën 3-0 Lecce

schedule10:54 - 21 Shtator, 2026

schedule 10:54 - 21 Shtator, 2026

Milan iu përgjigjet kritikave, duke u kthyer te fitorja në Serie A me paraqitjen më të mirë në këtë sezon. Kuqezinjë mundën 3-0 Lecce, por më shumë se rezultati, ishte loja ajo që shpërbleu dhe vlerësoi më lart të besuarit e Ruben Amorim. Dominimi i të zotëve të shtëpisë dha shumë shpejt efekt, pasi në minutën e 14-të, Pulisic shënoi golin e epërsisë.

Për sulmuesin amerikan ky ishte realizimi i parë pas nëntë muajsh. Një çlirim për futbollistin, por edhe për Milan, që në pjesën e dytë vrau përfundimisht garën.

Në minutën e 61-të, Rabiot dyfishoi diferencën, ndërsa në të 73-ën, Moreira vulosi fatin e sfidës me golin e tretë. Me këtë fitore, Milan ngjitet në kuotën e 11 pikëve, vetëm dy më pak se kryesuesit e renditjes në Serie A.

Edhe Juventus festoi në javën e pestë të kampionatit italian. “Zonja e Vjetër”gjithashtu u kthye te fitorja, duke kaluar 2-0 Atalantën, në një ndeshje delikate sidomos për trajnerin Luciano Spalletti.

Conceicao shbllokoi rezultatin në minutën e 28-të, duke vendosur edhe pjesën e parë. Pas pushimit, Bremer shënoi edhe golin e dytë për të siguruar suksesin e “Zonjës së Vjetër”, që pas pesë javëve të para të Serie A numëron 10 pikë në klasifikimin e përgjithshëm.

Krejt i ndryshëm është diskutimi për Napolin, që nuk arrin të ruajë ritmin. Skuadra e drejtuar nga Masimilliano Allegri nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Fiorentinës. Goli I Gilmour në pjesën e parë dha vetëm shpresa të gënjeshtërta për napolitanët. Në nisje të fraksionit të dytë Alex Jimenez barazoi shifrat dhe vendosi fatin e ndeshjes, duke lënë Napolin sërish larg favoritëve për titullin kampion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!