Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rreth 10 milionë pasagjerë në 8 muaj/ Rekord në Rinas nga fluksi i lartë i udhëtarëve

schedule12:35 - 20 Shtator, 2026

schedule 12:35 - 20 Shtator, 2026

9.2 milion pasagjerë kanë kaluar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 8 muajt e parë të vitit duke sjellë një fluks të shtuar.

Përballë kësaj rritjeje të numrit të udhëtarëve, vetëm në muajin gusht, në aeroport janë përpunuar afro 55 mijë pasagjerë në ditë.

“9.2 milionë turistë të përpunuar në këto 8 muaj tregon jo vetëm angazhimin e forcave të policisë por edhe suksesin që ka Shqipëria. Ju jeni fytyra e parë që shohin në vendin tonë dhe marrëdhënia që krijojmë është ajo që duam të tregojmë për vendin tonë. Rinasi është pika kryesore. Ajo që ne presim është rritje e numrit të turistëve, më shumë fluks dhe punë. 1.7 milionë turistë vetëm në gusht. 3 milionë pasagjerë janë përpunuar vetëm nga 3-gate.”

Një rol të rëndësishëm në menaxhimin e flukseve kanë patur sistemet e modernizuara të kontrollit kufitar dhe e-Gate që kanë mundësuar shkurtimin e kohës së përpunimit dhe menaxhimin më efikas të hyrje-daljeve.

“Kjo pikë kalimi kufitar ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Përpunimi në gate për person zgjat 14 sekonda. Shërbimet kufitare nuk e kanë lënë pas goditjen e krimeve kufitare…….”

Ashtu si leximi i pasaportave në Aeroportin e Rinasit pritet që të nisë dhe leximi i kartave të identitetit të shtetasve europiane.

Ndërkohë me rritjen e numrit të udhëtarëve Ministri Demo bëri të ditur se po vlerësohet forcimi i Komisariatit të Rinasit, për t’iu përgjigjur flukseve të sezonit të festave dhe sezonit të ardhshëm turistik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!