Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dosjet që ka dërguar Gërvalla në Hagë, të pafalshme”/ Xhelil Bajrami: Kurti të reflektojë

schedule18:44 - 18 Shtator, 2026

schedule 18:44 - 18 Shtator, 2026

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Xhelil Bajrami, këshilltari politik i Ali Ahmetit, e cilësoi vendimin e Gjykatës Speciale si një padrejtësi të madhe ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Ai i bëri thirrje shtetit shqiptar, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që të bashkohen dhe të përgatiten për shkallën e Apelit për të siguruar kthimin e tyre.

Gjithashtu, Bajrami kritikoi ashpër ministren e Drejtësisë në Kosovë Donika Gërvalla për dërgimin e dosjeve në Hagë, duke e quajtur këtë veprim të pafalshëm. Në fund, ai ftoi kryeministrin Albin Kurti të reflektojë dhe të vihet në shërbim të katër ish-liderëve të UÇK-së.

“Kjo gjykatë solli një padrejtësi të madhe ndaj luftëtarëve të drejtësisë. Kjo gjykatë nuk mori parasysh anëtarin e NATO-s, që është UÇK. Por, historia na ka mësuar që ne betejat e mëdha i fitojmë me vështirësi.

Pjesa e dytë, vendimtarja dhe e rëndësishmja është apeli. Do doja shumë që shteti shqiptar, i Kosovës dhe i Maqedonisë së Veriut të bashkohen dhe të shikojnë mundësitë dhe të mos lenë hapësirë. Duhet të përgatitemi në Apel që këta burra të kthehen në Kosovë. Do të ishte një njollë e zezë për kombin shqiptar dhe nuk duhet ta lejojmë që kjo situatë të ndodhë. Në këto momente të vështira, ajo që mendoj unë që është të tregojmë një maturi si komb, sepse besoj që historia do të na japë të drejtë.

Rolin kryesor do e ketë Ministria e Drejtësisë, që të kërkojë çlirimin. Donika Gërvalla e ka furnizuar Gjykatën Speciale kundër katër ish-krerëve të UÇK. Dosjet që ka dërguar Gërvalla në Hagë, të pafalshme. Do doja shumë që Kurti të reflektonte dhe të bënte hapin e madh dhe të vihej në shërbim të katër ish-liderëve të UÇK. Të shohim përpara dhe të mos përsërisim më gabimet”, tha Xhelil Bajrami.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!