Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB: SHBA dyshohen për krime lufte në Iran/ Ekspertët: Sulmet në Minab dhe Lamerd shkaktuan dhjetëra viktima civile

schedule16:09 - 18 Shtator, 2026

schedule 16:09 - 18 Shtator, 2026

Ekspertë të Kombeve të Bashkuara thonë se kanë “arsye për të besuar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer krime lufte në dy sulme ajrore ndaj Iranit, ku humbën jetën të paktën 177 civilë.

Sipas një raporti të ri, Misioni Ndërkombëtar i Pavarur i Kombeve të Bashkuara për Iranin vlerëson se sulmi ndaj një shkolle fillore në Minab, më 28 shkurt, ku u vranë të paktën 156 persona, mes tyre 120 fëmijë, ishte një sulm i qëllimshëm.

Ekspertët thonë se prova të ndryshme, përfshirë llojin e raketave të përdorura, tregojnë se përgjegjës janë amerikanët.

Një tjetër sulm në një kompleks sportiv në Lamerd, ku u vranë të paktën 21 civilë, përfshirë shtatë fëmijë, është cilësuar i qëllimshëm.

Nga ana tjetër, Uashingtoni mohon se ka goditur Lamerd-in dhe thotë se po heton rastin e Minabit.

Në të njëjtin raport, ekspertët e OKB-së akuzojnë autoritetet iraniane për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut gjatë shtypjes së protestave të janarit, përfshirë vrasje, torturë, arrestime masive dhe ekzekutime pas proceseve të përshpejtuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!