Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fund përplasjes qeveri-drejtësi/ Rama: Rritja e fundit për gjyqtarët. Ligj i ri për balancimin e pagave

schedule09:44 - 18 Shtator, 2026

schedule 09:44 - 18 Shtator, 2026

Merr fund saga e pagave të drejtësisë. Në orët e para të së premtes, Kuvendi miratoi formulën e re të rritjes së pagave të gjyqtarëve e prokurorëve, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Fundi i përplasjes drejtësi-qeveri, vendosej nga 1 votë, ajo e kryeministrit Edi Rama për t’u bërë 84.

I pranishëm në sallën plenare, Rama votoi pro rritjes së pagave për gjyqtarët e prokurorët, por duke paralajmëruar se kjo do të jetë hera e fundit, pasi së shpejti do të ketë ligj të ri për pagat e gjithë drejtësisë.

“”Ligj i ri, për ti dhënë fund kësaj historie, që e ka zanafillën e vet, kur nuk u përcaktua koha se kur priamida do balancohej, nuk u tha qartë e troç, që ju do merni këtë tani, shumë më tepër se reforma kërkon sforco, por ama sdo jetë rritje permanente, se do bëhet shtet i parë në botë, ju sfidoj në 2 mijë vjet e fundit, një sistem ku gjykatësit janë mbi të gjithë”, tha Rama.
Por pagat, ishin vetëm sinjali i parë i gjyqtarëve të drejtësisë së re, dhe çoi deri në kufijtë e një puc shteti.

“Të shohësh një ndërveprim shoqatash, me trupën gjyqësore, lëvizje të koordinuar, në dijeninë time, gjykatësit as me njëri tjetrin nuk flasin para vendimit, se e kanë të ndalusr. Diskutojnë por jo si vendosin Ky organizim ishte shqetësues. Mos e merrni kaq lehtë këtë këtu, sepse jeta vazhdon, zhvillimet janë zhvillime që dënojnë Republikën” u shpreh ai.

E megjithatë, Rama vendosi të bëjë një diferencim, ndau problemin nga suksesi.

“Për mua sukses janë SPAK dhe GJKKO, falimentim janë ato këshillat gjyqësore e të prokurorisë” shtoi kryeministri.

Por ky ishte rasti ku, si qeveria dhe parlamenti kuptuan se duhet një kufi i ri. Prokurorë rrethesh të cilët kërcënuan punonjës të Thesarit me ultimatumin, leket ose prangat, tregon se drejtësia e ka kaluar kufirin. Dhe qëllimi mbetet sërish qeveria.

Ndonëse ishte PS, ajo që votoi rritjen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve, por ato nuk do të jenë më të larta se 90% e pagës se Presidentit i cili qëndron në krye të hierarkisë së pagave në Republikën e Shqipërisë. Por Gjyqtarët vetë janë të pakënaqur me rritjen e parlamentit, dhe do të dëshironin më mirë vetërritjen sipas dëshirës së pagave të tyre. Me këtë rast, e gjetën një tjetër aleat edhe mes politikës, atë që deri mesnatën e së enjtes e kishin kërcënimin kryesor. Ndaj dhe 23 deputetë demokratë të Sali Berishës ishin ata që ngritën kartonin kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve nga parlamenti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!