Një dron i lëshuar nga rebelët Houthi është rrëzuar nga mbrojtja ajrore saudite, në jug të Mekës, përpara se të hynte në hapësirën ajrore të ndaluar mbi qytetin e shenjtë islamik.
Ngjarja ndodhi ka rikthyer në qendër të vëmendjes kërcënimin ndaj Mekës, në një kohë kur përplasjet mes Houthive dhe Arabisë Saudite po përshkallëzohen.
Droni u interceptua nga sistemet saudite të mbrojtjes ajrore, ndërsa autoritetet në Riad e konsiderojnë incidentin si një përpjekje të drejtpërdrejtë për t’iu afruar qytetit të shenjtë.
Autoritetet saudite e lidhin këtë incident me një tjetër përpjekje të Houthive për të goditur Mekën, atë të vitit 2017, kur një raketë balistike u lëshua drejt zonës së qytetit.
Tashmë, përballë këtij incidenti të ri, Riadit i është dashur të rrisë gatishmërinë rreth vendeve të shenjta dhe zonave përreth tyre.
Por Houthit mohojnë se Mekka ka qenë objektivi i sulmit. Sipas grupit jemenas, objektivat e tyre janë kryesisht infrastruktura e naftës dhe instalimet ushtarake saudite, larg vendeve të shenjta.

