Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gratë e mia pa kokë…”/ Argenita Fetahu, nga Gjakova në billboardet e New York-ut

schedule13:06 - 17 Shtator, 2026

schedule 13:06 - 17 Shtator, 2026

Nga një atelie në Gjakovë te billboardet e Neë York-ut dhe ekspozitat ndërkombëtare, rrugëtimi i piktore¬s shqiptare Argenita Fetahu është një histori pasioni, pune dhe kërkimi artistik. Fetahu është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Leonardo da Vinci” në Milano, për veprën e saj “Air”, një punim në vaj mbi pëlhurë me përmasa 180×90 centimetra.

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm erdhi në Indi, ku artistja u rendit e para mes 1167 pjesëmarrësve në një festival arti dhe kulture. Por një nga imazhet më të veçanta të krijimtarisë së saj është trupi pa kokë. “Pikturat e mia nuk kanë kokë”, thotë Fetahu, duke e lidhur këtë mungesë me shqetësimet dhe gjendjet njerëzore.

Për të, ajo që nuk thuhet me fjalë mund të shprehet përmes ngjyrës, trupit dhe heshtjes. Në vitin 2023, arti i saj u shfaq edhe në billboardet e Neë York-ut, duke e çuar emrin e artistes nga Kosova në një prej hapësirave më të njohura urbane në botë. Por pas çmimeve dhe ekspozitave qëndron një parim i thjeshtë: “99% punë, 1% talent”.

Fetahu punon në pikturë, vizatim, ilustrim, gravurë dhe murale, duke përdorur materiale të ndryshme, nga pëlhura e deri te xhami, druri dhe guri. Një pjesë e rëndësishme e krijimtarisë së saj lidhet edhe me kujtesën familjare, ku gjyshja, nëna dhe artistja bashkohen në një vepër përmes veshjeve dhe historisë së tri brezave.

Sot, nga Zvicra ku jeton, Argenita Fetahu sjell ekspozitën personale “Përtej heshtjes”, një reflektim mbi të shkuarën, të tashmen dhe mënyrën se si ndryshon marrëdhënia e njeriut me artin. Nga Gjakova në Milano, Indi, Londër, Neë York e më tej, ajo vazhdon të ndërtojë një rrugëtim ku piktura nuk qëndron vetëm në galeri, por del në hapësirat ku jetojnë dhe lëvizin njerëzit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!