Në Europë nuk jemi vetëm me të rriturit.
Egnatia vërtet është në Ligën e Konferencës dhe pret të fillojë ndeshjet, veçse Shqipëria e ka edhe një përfaqësues për të rinj.
Partizani, kampioni I vendit për U19, luajti ndeshjen e parë të turit të parë, dhe fitoi në ishullin e Maltës.
Suksesi ishte 2-0 në fushën e kampiones së atij vendi, La Valeta, dhe gjithçka ishte e merituar.
Ekipi kampion në fuqi i Shqipërisë, me trajnerin Fatjon Muhameti në stol, hodhi një hap thuajse përcaktues drejt turit të dytë, ndërsa kthimi do ta ketë në fushën e vet.
Golat u shënuan nga Rrenga në minutën e 63-të dhe Hyka në 69’.
Sfida e kthimit do të luhet në 14 tetor në Shqipëri.
Në rast kualifikimi, diçka që duket krejtësisht e mundshme, skuadra shqiptare do të ndeshet në raundin e dytë me kampionen e Republikës Çeke, Hradec Hralove, sipas shortit të hedhur në 1 shtator.
Ndeshja e parë është në program në Shqipëri në 28 tetor, dhe ajo e kthimit në 4 nëntor në Çeki, stadiumin e atij që quhet “Qyteti I Mbretërve”.

