Një ditë përpara se Kuvendi të shqyrtojë dhe miratojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve, administratat e disa gjykatave kanë marrë pagat e muajit gusht.
Thesari zhbolloi pagat për Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm dhe Gjykata e shkallës së parë Lushnje, pasi sipas informacioneve këto dy gjykata dorëzuan në thesar listat ekzistuese.
Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit edhe Ministria e Financave qartësuan që në fillim se bllokimi i kalimit të pagave për muajin e kaluar, ndodhi për shkak se qeveria nuk kishte miratuar ende vendimin e Kushtetueses dhe institucionet e drejtësisë kishin dorëzuar listëpagesat me metologjoinë e re.
Ngërcci me pagat e magjistratëve erdhi pasi ata kërkonin që pagat e muajit gusht ti merrnin me një rritje mbi 50 përqind me një formulë të përllogaritur nga vetë ata. Ndërkohë, propozimi i qeverisë për rritjen e pagave në kuadër edhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, parashikon një rritje të pagave për gjyqtarët vetëm me 0.02 përqind.
Ky propozim i cili ka kaluar në komisione pritet të marrë miratim përfundimtar në seancën e së enjtes në Parlament, ndonëse nuk është mirëpritur nga magjistratët./abcnwes.al

