Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Broja, kandidat për “sheik”/ Sulmuesi kuqezi mund të transferohet te Al Jazeera në Katar

schedule14:18 - 16 Shtator, 2026

schedule 14:18 - 16 Shtator, 2026

“Sulmuesi i Bërnlit, Armando Broja, është në shënjestrën e klubeve në Greqi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që merkatoja e transferimeve mbetet e hapur në të dyja vendet.

Klubi grek i PAOK fillimisht shpresonte ta merrte 25-vjeçarin në formë huazimi të thjeshtë, por preferenca e Bërnlit është ose një transferim përfundimtar, ose një marrëveshje huazimi që përfshin detyrimin për blerje.

Afati kalimtar në Greqi mbyllet sonte në orën 23:00.

Edhe klubi Al Jazira, kryesues i kampionatit të Emirateve të Bashkuara në fillim të sezonit, e ka Brojën në listën e ngushtë të sulmuesve të mundshëm.

Nëse ata vendosin ta konkretizojnë interesimin e tyre dhe lojtari mbetet i disponueshëm, kanë kohë deri më 28 shtator për të arritur një marrëveshje me Bërnlin.

Para mbylljes së merkatos në Gjermani në fillim të këtij muaji, edhe klubi i Bundesligës, Shalke, shfaqi interes për të marrë Brojën në huazim dhe për të mbuluar pagën e tij, por kjo përpjekje u refuzua”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!