Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sterling “transferohet” në…burg/ Arrestohet sulmuesi anglez, me shpejtësi dhe drogë në makinë

schedule15:07 - 16 Shtator, 2026

schedule 15:07 - 16 Shtator, 2026

Prej kohësh kishte nisur rënien, por karriera e Raheem Sterling ka prekur fundin. Ish-futbollisti i kombëtares angleze, me të cilën numëron 82 ndeshje, si dhe me një të shkuar në klubet më të mëdhenj të Premier League, si Arsenal, Chelsea, Liverpool dhe Manchester City, është arrestuar pas një incident me makinën e tij Lamborghini Urus në Hampshire.

Ai u akuzua menjëherë për drejtim të rrezikshëm të mjetit, si dhe për përdorim të substancave të ndaluara.

Gjatë ndalimin, 31 vjeçarit iu gjetën gjashtë bombola dhe një tullumbacetë mbushur me drogën e njohur si “hippy crack”, ose i njohur gjerësisht si “gazi i qeshjes” dhe i ndaluar me ligj në Angli që nga viti 2023.

Sterling doli përpara gjykatës, duke pranuar se kishte një problem me përdorimin e oksidit të azotit. Sterling është deklaruar fajtor për akuzat e drejtimit të rrezikshëm të mjetit dhe posedimit të lëndëve narkotike, si dhe për një akuzë shtesë për mosdhënien e një kampioni të frymëmarrjes.

“Sterlingu kishte qepalla të rëna, një shenjë që përputhet me lodhjen ose gjendjen e intoksikimit nga droga”, dëshmoi oficeri i policisë që e ndaloi në rrugë. Gjatë seancës u deklarua se lojtaru ishte aq i ndikuar nga droga, saqë nuk ishte në gjendje të kryente teste bazë në komisariat, siç ishin prekja e hundës me gisht apo ecja duke vendosur thembrën para majës së këmbës tjetër.

Sipas mediave angleze, Raheem Sterling rrezikon deri në dy vite burg. Pas skuadër, që kur u largua në fund të sezonit të shkuar nga Feyenoord, tashmë ish sulmuesi i “Tre Luanëve” duket se ka mbyllur përpara kohe karrierën e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!