Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inceneratori i Fierit, rinis gjykimi/ Apeli i GJKKO pranoi këtë të mërkurë kërkesën e SPAK

schedule14:59 - 16 Shtator, 2026

schedule 14:59 - 16 Shtator, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit pranoi këtë të mërkurë kërkesën e SPAK për riçeljen pjesërisht të gjykimit për çështjen e inceneratorit të Fierit, në lidhje me ekspetimin e pasurive të ish ministrit të mjedisit Lefter Koka.

Organi i akuzës kërkoi në shkallën e parë të gjyqësorit konfiskimin e pasuriVEe të Lefter Kokës, në vlerë ekuivalente me vlerën e korrupsionit që ka kryer ish ministri, të përcaktuar më herët nga ekspertët.

Për shkak se GJKKO konkludoi një vlerë më të vogël nga ajo e vlerësuar nga prokuroria e posaçme, prokurori Prençi kërkoi që të rishikohet gjatë gjykimit në Apel.

E njëjta trupë e Apelit, rrëzoi kërkesën tjetër të prokurorit të SPAK për riçeljen pjesërisht të hetimit gjyqësor për sigurimin e provave të tjera, me argumentin se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet.

Seanca e radhës u caktua më 23 shtator në orën 09.30 për caktimin e ekspertëve në lidhje me pasuritë e tjera të Lefter Kokës, i cili akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre e pastrim parash. 12 të pandehur nga 15 në total u shpallën fajtor nga shkalla e parë në shtator të vitit 2023 për aferën e inceneratorëve.

Apeli e riktheu për rigjykim në dhjetor të vitit 2024, por Gjykata e Lartë e rrëzoi këtë vendimarrje. Gjykata e Lartë e riktheu në Apel, duke vlerësuar se çështja duhej të zgjidhet drejtëpërdrejtë në shkallën e dytë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!