Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Mediat ndërkombëtare raportojnë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

schedule12:46 - 16 Shtator, 2026

schedule 12:46 - 16 Shtator, 2026

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Al Jazeera ka raportuar për ish-presidentin Hashim Thaçi, duke bërë të ditur se ai është shpallur fajtor për katër akuza për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Për dënimin e Thaçit ka raportuar edhe Euronews. Mediumi ka shkruar se ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës është shpallur fajtor nga Dhomat e Specializuara për vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim arbitrar.

Euronews ka raportuar gjithashtu për reagimet në Kosovë, duke theksuar se vendimi është ndjekur përmes transmetimit të drejtpërdrejtë nga qytetarë të shumtë të mbledhur në Prishtinë.

Ndërkohë, The Guardian ka raportuar edhe për dënimet ndaj ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!