HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale, me seli në Hagë, pritet që sot të shpallin vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Seanca gjyqësore pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa në Hagë janë mbledhur familjarët të ish-krerëve të UÇK-së dhe qytetarët të shumtë, në mbështetje të çlirimtarëve.
Mes tyre ndodhen Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si dhe djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli.
Të gjithë shqiptarët kudo ku janë presim sot me padurim që Gjykata Speciale të shpallë pafajësi për katër ish-udhëheqësit e UÇK-së./abcnews.al

