Ashtu edhe si në dy herët e tjera ekipi i ABC News është vendosur në zemër të Europës, për një datë shumë të rëndësishme, për të ndjekur nga afër datën për verdiktin për katërshen e çlirimtarëve të Kosovës.
Ka qenë një proces i gjatë, por i shoqëruar me shumë dritëhije. Nesër në orën 10:00 në Dhomat Speciale të Hagës do të jepet vendimi rreth orës 12:30, ose gjatë mesditës.
Sa i takon atmosferës gazetarja e ABC News, Habi Hoxha nga Hagë raporton se të gjitha zonat janë të mbushura me shqiptarë, kanë lënë punët e tyre për të ndjekur këtë proces historik, këtë datë historike.

