anë nisur punimet për ndërtimin e bajpasit të Elbasanit, projekt që synon të përmirësojë qarkullimin dhe të lehtësojë trafikun në një prej akseve të rëndësishme rrugore të vendit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi gjatë inspektimit të punimeve, se segmenti do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, sipas standardeve të rrugës Tiranë-Elbasan.
“Kemi filluar punimet në bypassin e Elbasanit. Për ta konkretizuar është pjesa ku fillon hinka e autostradës Tiranë – Elbasan. Do të jetë autostradë e kategorisë A, sipas të njëjtave standardeve që është aktualisht sot rruga Tiranë-Elbasan.
I japim zgjidhje trafikut të krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe sidomos gjatë sezonit turistik. Dy kontratat janë lidhur tashmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Segmenti i parë që fillon menjëherë aty ku përfundon rruga Tiranë – Elbasan tashmë ka filluar nga punimet.
Punimet janë duke ecur mirë për shkak se edhe kantieri është i hapur nga shpronësimet e bëra që më herët. Në këtë fazë jemi në 3 kilometrat e parë që përfundojnë diku te kombinati metalurgjik i Elbasanit, ndërkohë që kemi në prokurim po ashtu në vitin pasardhës pjesën vijuese deri afër Peqinit.
Pse ka rëndësi ky projekt? Kemi vazhdimin e autostradës Tiranë – Elbasan. Bëjmë ndarjen e trafikut ndërmjet pjesës juglindore të Shqipërisë dhe pjesës jugore të Shqipërisë, por po ashtu bëjmë ndërlidhjen ndërmjet autostradës Tiranë – Elbasan, bypassit të Elbasanit, si dhe dalim në vazhdimin e korridorit Elbasan – Qafë Thanë, duke i dhënë dhe një zgjidhje të integruar gjithë pjesës së trafikut në Shqipëri.” u shpreh ai.

