Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Nga 1 janari, bonus për pensionistët/ Ministrja Ibrahimaj: Do të dyfishohet për të gjitha kategoritë. Mbështetje 22.4 miliardë lekë më shumë

schedule12:07 - 15 Shtator, 2026

schedule 12:07 - 15 Shtator, 2026

Nga 1 janari 2027, pensionistët do të përfitojnë bonus mujor të dyfishuar, ndërsa do të vijojë edhe indeksimi i pensioneve.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, e cila tha se mbështetja për pensionistët mbetet një nga prioritetet e politikave sociale të qeverisë.

Sipas ministres Ibrahimaj, bonusi mujor i nisur në vitin 2026 do të dyfishohet nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe do të përfshijë të gjitha kategoritë e pensionistëve.

“Pensionistët janë në qendër të politikave tona sociale dhe rritja e të ardhurave të tyre mbetet një nga prioritetet tona. Në vitin 2026 nisëm bonusin mujor, ndërsa nga 1 janari 2027 ai do të dyfishohet për të gjitha kategoritë e pensionistëve, krahas vijimit të indeksimit të pensioneve”, deklaroi Ibrahimaj.

Për këtë mbështetje, në buxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 22.4 miliardë lekë më shumë. Qeveria synon që deri në vitin 2030 pensioni i plotë të mos jetë më i ulët se 40 mijë lekë, ndërsa pensioni i pjesshëm të arrijë të paktën në 22 mijë lekë.

“Një angazhim konkret për të rritur, hap pas hapi, të ardhurat e pensionistëve”, u shpreh ministrja.

Dyfishimi i bonusit nga 1 janari 2027 vjen krahas indeksimit të pensioneve, duke synuar rritjen graduale të të ardhurave mujore të pensionistëve.

“Pensionistët janë në qendër të politikave tona sociale dhe rritja e të ardhurave të tyre mbetet një nga prioritetet tona. Në vitin 2026 nisëm bonusin mujor, ndërsa nga 1 janari 2027 ai do të dyfishohet për të gjitha kategoritë e pensionistëve, krahas vijimit të indeksimit të pensioneve. Për këtë mbështetje kemi parashikuar 22.4 miliardë lekë më shumë në buxhetin e vitit të ardhshëm, me objektivin që deri në vitin 2030 pensioni i plotë të mos jetë më pak se 40 mijë lekë dhe pensioni i pjesshëm jo më pak se 22 mijë lekë. Një angazhim konkret për të rritur, hap pas hapi, të ardhurat e pensionistëve.”, ka thënë ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!