Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kombëtarja, pikëpyetjet e listës/ Trajneri Maran do zbulojë të premten lojtarët për Nations League

schedule11:50 - 15 Shtator, 2026

schedule 11:50 - 15 Shtator, 2026

Grumbullim i ri, por problem i vjetër. Ashtu si paraardhësit e tij, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran duhet të ketë “dhimbje koke” në listën e tij të dytë në pankinën kuqezi.

Pas asaj për miqësoreve të qershorit, tekniku italian do të zbulojë listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për ndeshjet e para në Ligën e Kombeve, në program në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit.

Maran ka patur kohë të studiojë dhe ndjekë nga afër lojtarët me skuadrat e tyre, por në të shumtën e rasteve përgjigjet nuk kanë qenë aspak pozitive, ashtu siç është në fakt edhe kjo nisje e sezonit për shumë preh kuqezinjve.

Dëmtime, minuta me pikatore, shumë pankina, madje edhe tribuna dhe më keq se kaq, ndonjë edhe pa skuadër.

E nisim nga fillimi.

Maran duhet të gjejë zgjidhje nuke nisur që nga porta, pasi Tomas Strakosha është I dëmtuar. Të njëjtin problem ka edhe Uzuni që ka humbur katër ndeshjet e fundit me skuadrën e Austin.

Mbrojtja është e gjitha për t’u riorganizuar.

Mitaj nuk po luan me Genoa, ndërsa edhe Ismajli ka humbur rolin e titullarit te Torino. Më komplekse është situata për Hysaj, që pas largimit nga Lazio nuk ka gjetur ende një sistemim.

Maran përballet edhe me minutat e pakta të aktivizimit të lojtarëve të tjere nes tyre edhe Armando Broja, ndërs Anis Mehmeti ende nuk ka prekur asnjë fushë të Premier Leagu me Ipsëich.

Krejt i ndryshën është diskutimi për kuqezinjtë që luajnë në Turqi.

Muçi, Ramadani apo Laçi janë titullarë të padiskutueshëm me skuadrat e tyre në Superligën e këtij vendi, ndërsa Seferi dhe Manaj po shkëlqejnë me lojë dhe gola në Ligën e Parë.

Lojtarë të tjerë, që po kalojnë një formë të mirë janë Asani e Shpendi, ndërsa një ftesë të parë mund të ketë edhe për Tolaj.

Po ashtu, të prithshme janë edhe risi të tjera nga trajneri kuqezi, që sipas njoftimit të Federatës do ta zbulojë listën e tij të premten në orën 11:00, përparta konferencës për mediat.

Sipas agjendës së bërë publike, grumbullimi i kombëtares kuqezi do të nisë zyrtarisht më 21 shtator, ndërsa sfida e parë në Ligën e Kombeve është ajo e 26 shtatorit në “Air Albania” kundër Bjellorusisë. Më pas Shqipëria ka në program edhe tre ndeshje të tjera deri në 6 tetor kundër San Marinos dhe Finlandës në transfertë dhe sërish kundër San Marinos në shtëpi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!