Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka bllokuar planin e presidentit amerikan Donald Trump për ndryshimin e procedurave të votimit me postë ne zgjedhjet e mesmandatit ne muajin nentor.
Trump kërkonte ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si trajtohen dhe shpërndahen fletët e votimit të dërguara me postë.
Sipas planit, Shërbimi Postar Amerikan do të kishte mundësi të ndalonte ose refuzonte shpërndarjen e fletëve që nuk plotësonin disa kërkesa të reja të përcaktuara nga administrata.
Ndryshimet do të prekni gjithashtu mënyrën e identifikimit, përpunimit dhe dorëzimit të zarfeve të votimit.
Por demokratët, organizatat për të drejtat e votuesve dhe administratorët zgjedhorë e kundërshtuan planin, duke argumentuar se ai mund të krijonte kaos në procesin zgjedhor dhe të rrezikonte përjashtimin e një numri të madh votuesish.
Sipas tyre, zbatimi i rregullave të reja do të kërkonte ndryshime teknologjike, modifikimin e zarfeve të votimit dhe procedura të reja administrative.
Kundërshtarët e masës argumentuan gjithashtu se në disa shtete fletët e votimit kishin nisur tashmë të shpërndaheshin, duke e bërë ndryshimin e rregullave edhe më problematik.

