Nuk kemi vetëm një “Skuadër Ëndërr”. Ky cilësim u krijua në 1992, kur skuadra e yjeve të NBA-së mori pjesë për herë të parë në Lojrat Olimpike, ato të Barcelonës, dhe “Dream Team” triumfoi pa asnjë problem.
Kanë kaluar më shumë se 30 vjet që atëherë, dhe basketbolli amerikan ka dy Skuadra Ëndërr, pasi këtë vlerësim e Meriton plotësisht edhe kombëtarja e femrave.
Suksesi i fundit ishte ai në Kampionatin Botëror që përfundoi këtë fundjavë në Berlin, dhe finalja që pritej shumë e fortë, u fitua pa ndonjë sforco tepër të madhe.
Franca, një skuadër me nivel shumë të lartë, u mund me shifrat 97-79.
Briana Stjuart udhëhoqi shoqet me 22 pikë, 10 topa në tabela e 4 asistë, ndërsa Xheki Jang shtoi 18 pikë si dhe Kuper pati 15.
Për francezet, më e mirat ishin Dominik Malonga me 21 pikë dhe Gabi Uilliams me 20 pikë.
Shtetet e Bashkuara fituan titullin e pestë botëror radhazi në basketboll për femra, dhe të 12-in gjithsej.
Po ashtu, kanë 5 tituj olimpikë radhazi, dhe 10 Olimpiada që marrin medaljen e artë.

