Më e rrezikshme është ajo skuadër që fiton duke ditur të vuajë.
Këtë bëri Barcelona që korri një sukses të rëndësishëm 4-2 në fushën e Levantes në kampionatin spanjoll, dhe e theksojmë se nuk ishte arritje e vogël.
Katalanasit mbërritën në “Estadi Siudad” të Valencias në momentin më të mirë të vendasve, që kishin 6 fitore radhazi aty, seria më e mirë në historinë e tyre, dhe kjo u duk.
Edhe pse kampionët e Spanjës dominuan me 72 për qind mbajtje topi, edhe pse arritën epërsinë 3-0, sërish dueli ishte I ashpër.
Vendasit bënë diçka më shumë gjuajtje sa miqtë, si ato në total, ashtu edhe në kuadrat.
Klasi më I lartë lejoi që “blaugranët” të shënonin me anë të Çavi Espartit dhe pastaj dy herë me Lamin Jamalin.
I cilësuar si talenti më I madh I botës aktualisht, Lamin arriti në 6 rrjeta në 5 javë në La Liga, po aq sa Kilian Mbape I Realit, kapiteni I tij Rafinja dhe Serhio Kamejo I Vajekanos, të gjithë në krye të renditjes së Këpucës së Artë.
Gjithsesi, mjaftoi që trajneri Hansi Flik ta zëvendësonte Jamalin në 66’, që fitorja të rrezikohej.
Levante shënoi dy herë, në 79’ e 88’, kur goditën Romero e Bruge, ndonëse sulmuesi zëvendësues, Adejemi vulosi për 4-2 vonë në kohën shtesë.
Barcelona kuptoi sesa e rrezikshme është La Liga edhe kur dukesh dominuese e plotë, dhe se rruga drejt titullit të tretë radhazi nuk do të jetë e lehtë.
Skuadra e Flikut ka 15 pikë të plota, me golaverazhin 21-4 ndaj 14-4 të Realit, si dhe ka 6 fitore në 6 ndeshje këtë sezon përfshi edhe Championsin.

