Fly Ernest, vonesa dhe anulime të fluturimeve deri në 13 janar, AAC: Qytetarët të bëjnë kërkesë për rimburism

schedule16:42 - 7 Janar, 2020

schedule 16:42 - 7 Janar, 2020

Të gjithë ata qytetarë që kanë prerë bileta me kompaninë Fly Ernest duhet të informohen për fluturimin  në mënyrë që të mos presin në aeroport. Aeroporti Nënë Tereza bën me dije se kjo kompani do të ketë vonesa të shumta  e madje edhe anullime deri në 13 janar  i cili është edhe afati për pezullimin e licensës nga Aviacioni Civil Italian.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Auteriteti Civil Shqiptar, i cili bën me dije se nëse pasagjerët nuk e kryejnë dot fluturimin me Ernest dhe zgjedhin të presin një biletë me një kompani tjetër, atyre u rekomandohet të bëjnë kërkesën për rimbursim dhe kompensim nëpërmjet sistemit të kompanisë në faqen e tyre në internet.

Sakaq, në motivacionin për pezullimin e kontratës, Aviacionit Civil Italian,  shpjegonte se kjo kompani fluturimesh vononte fluturimet për pasagjerët si dhe ngatërronte destinacionin e tyre pa i dhënë në këmbim asnjë lloj dëmshmërblimi financiar dhe pa garantuar mbërritjet e tyre në destinacionin e prenotuar.

Sipas të dhënave të Aviacvionit Civil Shqiptar kompania ERNEST SPA rezulton një nga kompanitë më problematike përsa i përket vonesave. Gjatë muajit Nëntor 2019 ka pësuar 4 vonesa në mbi 2 orë dhe 1 anulim. Vlen për tu theksuar fakti, se kompania Ernest rezulton se vonesat për muajin i ka pasur  për shkak të defekteve teknike të avioneve  dhe për arsye operacionale ose vonesa në ardhje nga fluturimet e tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!