Milan jetoi një mbrëmje me emocione të kundërta dhe të forta në “Olimpico”, ndërsa tifozët kuqezi panë “ferrin” dhe më pas “parajsën” mbrënda një ndeshje të vetme.
Skuadra drejtuar nga Ruben Amorim barazoi 2-2 në fushën e Lacios, në sfidën më të rëndësishme të javës së katërt të Serisë A.
Një rezultat si një fitore, për Milan, duke parë një pjesë të parë zhgënjyese.
Lacio e Genaro Gattuso mori menjëherë kontrollin e lojës dhe në minutën e 10-të gjeti edhe golin e epërisisë me kancelieri.
Kuqezinjtë ishin të pafuqishëm për të reaguar, ndërsa në minutën e 39-të do të merrnin një tjetër goditje të rëndë, që mund të ishte edhe ajo e “KO”, pasi Noslin dyfishoi shifrat dhe vendosi fatin e pjesës së parë.
Por ideja e krijuar se gjithçka ishte mbylur përpara kohe nisi të sfumohej me kthimin në fushë pas pushimit.
Zëvendësimet e Amorim dhanë efekt, mbi të gjithë aktivizimi i Diego Moreira.
I transferuar në ditët e fundit të merkatos, belgu u kthye në heroin e popullit milanist.
Me dy gola në vetëm dy minuta, nga e 65-ta në të 67-ën, Moreira barazoi rezultatin.
Në fund, Milan edhe mund të përmbysje shifrat, por nuk arriti të finalizojë si duhet rastet për shënim.
Gjithsesi, barazimi është një rezultat pozitiv në një transfertë si ajo kundër Lacios, aq më tepër në një sfidë që dukej edhe humbur që në fillim.

