Këngëtarja e njohur Celine Dion u rikthye mbrëmjen e kësaj të shtune në skenë, duke nisur një turne të ri që përfshin 26 koncerte. Ky rikthim shënon paraqitjen e saj të parë në skenë pas një mungese prej më shumë se gjashtë vitesh.
E veshur me një fustan të zi pa rripa, Dion çeli shfaqjen me këngën e saj “On ne change pas”. E emocionuar gjatë performancës, këngëtarja ndaloi për pak çaste së kënduari, ndërsa rreth 30 mijë spektatorët në Plenitude Arena, pranë Parisit, nisën të brohorisnin në mënyrë ritmike emrin e saj.
Céline Dion cries as she takes the stage in Paris for her first headlining performance in six years pic.twitter.com/bLDtqinDK7
— Variety (@Variety) September 12, 2026
58-vjeçarja është përballur gjatë viteve të fundit me një sëmundje të rrallë neurologjike, e cila e detyroi të tërhiqej nga aktivitetet e saj artistike. Gjatë tetë muajve të ardhshëm, ajo pritet të zhvillojë gjithsej 26 koncerte.
Në vitin 2022, Celine Dion bëri të ditur se ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton ngurtësi dhe spazma muskulore. Që prej atëherë, ajo kishte qëndruar larg vëmendjes së publikut, me përjashtim të një paraqitjeje të veçantë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të vitit 2024.

