Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjysmë shekulli në gdhendjen e drurit/ Mjeshtri i Gjirokastrës Agron Haska: Zanat i trashëguar nga babai

schedule20:23 - 12 Shtator, 2026

schedule 20:23 - 12 Shtator, 2026

Në Gjirokastër, një zanat i trashëguar prej brezash vazhdon të jetojë përmes duarve të mjeshtrave të qytetit. Agron Haska e ka nisur punën me drurin që në moshën 13-vjeçare. Sot, punimet e tij karakteristike në dru janë pjesë e përvojës së turistëve që vizitojnë Pazarin e Gurtë, ndërsa ai kërkon që kjo traditë të përcillet edhe te brezat e rinj.

Ushtron këtë zanat që kur ishte 13 vjeç.

Agron Haska, mjeshtër i drurit nga Gjirokastra, punon veçanërisht në zbukurimin e mjediseve të shtëpive karakteristike të qytetit të UNESCO-s prej gati gjysmë shekulli.



Edhe pse nuk ka kryer një shkollë arti, ai e ka kthyer gdhendjen në dru në profesionin e jetës së tij, që nisi ta trashëgoje nga babai i tij.

Punimet e drurit tashmë janë kthyer në shërbim të zhvillimit të turizmit ndërsa shërbejnë si suvenire për tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj,të cilët shfaqin interes për punimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!