Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë pas pak një takim në Gjirokastër, në kuadër të diskutimeve për riorganizimin territorial dhe mundësinë e shkrirjes së bashkive Këlcyrë, Memaliaj dhe Libohovë.
Takimi do të zhvillohet në teatrin “Zihni Sako”, ku pritet të jenë të pranishëm anëtarë të këshillave bashkiakë të tre bashkive, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Në takim pritet të marrë pjesë edhe drejtuesja politike e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro.
Diskutimet pritet të përqendrohen te propozimet për riorganizimin e njësive vendore dhe vendimmarrja për të ardhmen e bashkive Këlcyrë, Memaliaj dhe Libohovë.
Takimi vjen në kuadër të diskutimeve për një reformë të mundshme të hartës administrative të vendit.

