Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Besforti kalon në stolin tim”, Rama: Demo, te Punët e Brendshme. Do integrojmë edhe çështjet vendore

schedule10:22 - 11 Shtator, 2026

schedule 10:22 - 11 Shtator, 2026

Kryeministri Rama njoftoi disa ndryshime në kabinetin qeveritar, të miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, do të largohet nga drejtimi i Ministrisë përkatëse, për t’ju bashkuar ekipit të Kryeministrit në Kryeministri.

Ndërsa Pushteti vendor do t’i bashkëngjitet si strukturë, Ministrisë së Punëve të Brendshme nën drejtimin e zotit Ervin Demo.

Në takimin e zhvilluar në zyrën e tij, Kryeministri Rama falënderoi Besfort Lamallarin dhe Ervin Demon për punën në drejtimin e ministrive respektive dhe ju uroi suksese në angazhimin e tyre të ri.

Rama bëri të ditur se Lamallari do t’i bashkohet stafit të tij, ndërsa drejtimin e Ministrisë së Brendshme do ta marrë ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor, Ervin Demo.

Kryeministri vlerësoi punën dhe integritetin e Lamallarit, duke theksuar se eksperienca e tij do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës qeverisëse. Lamallari falënderoi Ramën për besimin dhe u shpreh se do të vijojë rrugëtimin e tij në funksion të punës së përbashkët.

“Sot kam vendosur që të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë dhe Besfori nga ministri i Brendshëm do të kalojë në stolin tim bashkë me mua. Ndërkohë që Ervin, ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor do të mbulojë Ministrinë e Brendshme edhe çështjet vendore. Pasi ka marrë një formë goxha më të plotë duke qenë veç do të bëhet pjesë e drejtimeve të punës së ministrisë. Faleminderit për shërbimin e deritanishëm, faleminderit paraprakisht edhe për shërbimin e mëtejshëm”, tha Rama.

“Shumë faleminderit kryeministër për gjithë besimin e dhënë. Kam ndjerë që jam rritur jo vetëm personalisht, por edhe si njeri për të kuptuar më mirë njerëzit dhe për të kuptuar shqetësimet. Pjesa e kthimit në shtëpinë time, ka qenë një përvojë dhe një privilegj i madh. Kam bërë maksimumin tim për të mos iu zhgënjyer. Absolutisht është kë3naqësi të vazhdojmë rrugëtimin”, tha Besfort Lamallari.

“Ke bërë punën me të gjithë integritetin që të karakterizon, tani nevojat e skuadrës janë mbi të gjitha individët, por edhe eksperienca dhe puna janë bagazhi i nevojshëm për të vazhduar punën, sepse do të forcojmë këtu skuadrën e BESËS dhe të Pasqyrës. Ti je Besfort dhe je njeriu i duhur për t’iu bashkuar kësaj pune”, shtoi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!