Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shkarkohet nga detyra Besfort Lamallari/ Ervin Demo propozohet në krye të ministrisë së Brendshme

schedule10:11 - 11 Shtator, 2026

schedule 10:11 - 11 Shtator, 2026

Pas Evis Salës pak ditë më parë, Kryeministri Rama bën një ndryshim tjetër në kabinetin qeveritar.Besfort Lamallari largohet nga Ministria e Brendshme jo shumë muaj pasi e drejtoi atë.

Besfot Lamallari shkoi nga Ministria e Drejtësisë, në Ministritën e Brendshme në ndryshimet e marsit por tashmë ai do të kthehet në Kryeministri.

Në këtë komunikim të vendimit, në krah të Lamallarit këtë të premte doli Ervin Demo, jo pa qëllim. Është ai pasuesi që ka zgjedhur kryeministri për të drejtuar punët e brendshme të vendit. Demo megjithatë nuk do të lërë punët e Pushtetit Vendor, por do të mbulojë të dyja sektorët, që deri më tani ishin të ndara.

Ervin Demo hyri në kabinetin qeveritar për herë të parë në shtator të 2025, për pushtetin vendor. Njëherësh hyri dhe Besfort Lamallari si minsitër i Drejtësisë, detyre qe nuk e mbajti për shumë muaj, duke u zhvendosur tek Puinët e Brendshme./abcnews.al

 

LEXO EDHE: Profil/ Nga zv.rektor Universitetit të Tiranës në kryebashkiak të Beratit e Ministër, kush është Ervin Demo

                           “Besforti do kalojë në stolin tim në kryeministri”, Rama: Demo, te Punët e Brendshme, ku do integrojmë edhe çështjet vendore

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!