Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi i Thaçit për pengim të drejtësisë/ Avokati Hoxha: Prokurorët po përpiqen të minojnë pafajësinë e tij

schedule13:48 - 10 Shtator, 2026

schedule 13:48 - 10 Shtator, 2026

Avokati Arbër Hoxha thotë se akuza nga Haga ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për pengim të drejtësisë dhe intimidim të dëshmitarëve, është e qëllimshme.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se prokurorët, po e përdorin këtë akuzë si truk prodecural për të minuar pafajësinë e Thaçit.

Hoxha shtoi se akuzat ndaj Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së janë të fabrikuara nga Beogradi dhe shtoi se ata do të shpallen të pafajshëm.

“Çështja e ngritur ndaj zotit Thaçi, për intimidim të dëshmitarëve, është sekondare dhe e qëllimshme për të minuar pafajësinë e zotit Thaçi. Nuk ka dyshim se do shkojë drejt pafajësisë. Prokurorët kanë zgjidhur këtë taktikë procedurale që është e gabuar. Ishte gabim që u vendosën të krijohen dhoma të specializuara, iu dha sovraniteti i Kosovës. Kemi montim të akuzave ndaj krerëve të UÇK-së. Për fat të keq, ishin deputetë dhe miratuan një ligj. Unë besoj se do shkojnë të gjithë drejt pafajësisë, sa i takon akuzës kryesore. Të tjerat janë truke procedurale nga prokurori i çështjes. E gjithë akuza është e fabrikuar, e them me përgjegjësi të plotë ligjore. Akuza është fabrikuar në Beograd. Kemi të bëjmë me dhoma të specializuara, ku në bankën e të akuzuarve ka vënë persona, një popull, që nuk ka kërkuar gjë tjetër përveç lirisë. Sesi do dënohet një person me akuza të fabrikuara, nga një qeveri që mbron kriminelët e luftës, jam i bindur se do shkojë drejt pafajësisë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!