Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Anglezët, “all in” në Champions/ Katër skuadrat ishullore i fituan ndeshjet në javën e parë

schedule11:21 - 10 Shtator, 2026

schedule 11:21 - 10 Shtator, 2026

Reali mund të jetë mbreti i Europës, por Premier Liga duket superfuqi. Skuadrat angleze i kanë bërë një nisje të jashtëzakonshme Championsit, me 4 fitore në 4 ndeshje të tyre deri tani.

Një ditë pasi Aston Vila e Mançester Siti ia dolën jashtë fushe, detyrën e bënë edhe Arsenali e Liverpuli.

“Topçinjtë”, që janë nënkampionë të Europës në fuqi, arritën një sukses tepër të rëndësishëm dhe prestigjioz, pikërisht në Napoli, në stadiumin e emrin e Diego Armando Maradonës.

Ish-kampionen e Italisë dhe kampionen e Anglisë i ndau vetëm një gol, ai i shënuar nga ylli norvegjez, Martin Odegard, por rezultati është tërësisht I gënjeshtërt.

Londinezët duhej të kishin fituar shumë më thellë, me 58 për qind mbajtje topi, 25 gjuajtje ndaj vetëm 6 të ekipit të Alegrit, dhe 9 në kuadrat ndaj 3 të vendasve.

Imagjinoni që goditjet nga këndi ishin 6-0 për anglezët. Liverpuli po ashtu pati një fitore që mund të quhet “e rëndë”.

Ndaj një rivali shumë të ashpër si Atletiko e Madridit, pësoi gol në “Anfild”, kur Jorente realizoi që në 17’.

Me durim dhe klas, të besuarit e trajnerit bask, Iraola, e bënë ndeshjen të vetë pasi Soboslai barazoi në 40’, dhe argjentinasi Mekallister realizoi golin e fitores pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Premier Liga shpreson të ketë 5 fitore në 5 ndeshje, ndërsa sonte zbret në fushë Mançester Junajtid, që pret në “Old Traford”, azerbajxhanasit e Sabahut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!