Është vërtet një “përbindësh”.
Erling Haland mund të mos jetë futbollisti më I talentuar në botë, por padyshim që për momentin është sulmuesi më I frikshëm në të gjithë planetin.
Dy golat e tij I dhanë fitoren Mançester Sitit në një ndeshje tepër delikate në fushën e Portos në Portugali, ndonëse skuadra e shquar angleze bëri që gjithçka të dukej tepër e lehtë.
Ylli I Norvegjisë realizoi në minutat 47 e në të parën shtesë, pra në përfundim të dy pjesëve, sa për të na dhënë të kuptojmë se Porto nuk mundet lehtë, edhe kur dominohet.
Për Halandin janë 59 gola në 59 ndeshje në Ligën e Kampionëve, me mesataren më të lartë ndër 50 shënuesit më të mirë në këtë konkurrim për të gjitha kohët.
Siti, tashmë me Enco Mareskën në stol dhe jo me Pep Guardiolën, ishte tepër superior, me 64 për qind mbajtje topi, e sidomos me bombardim me gjuajtje, 20 në total e 10 në kuadrat.
Portugezët nuk patën asnjë goditje në portë.
Vërtet që golat I shënoi norvegjezi, por edhe më shumë spikati Ajub Buadi, marokeni 18-vjeçar, që luajti për herë të parë si titullar për “qytetarët”.
Siç shkruan BBC, ndoshta largimi I Rodrit nuk do të ndihet aq shumë, me këtë regjisor të ri për të cilin Mançester Siti jo më kot këmbënguli dhe pagoi 100 milionë euro.

