Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Seferi nuk i ndahet Manajt/ Vazhdon dueli shqiptar i golit në ligën e parë të Turqisë

schedule12:12 - 8 Shtator, 2026

schedule 12:12 - 8 Shtator, 2026

Sezoni ka nisur vërtet “flakë”.

Dy sulmues shqiptar të ligës së parë të Turqisë nuk po dinë të ndalen, dhe vazhdojnë të shënojnë njëri-pas tjetrit.

Taulant Seferi iu përgjigj Rej Manajt një ditë pasi 29-vjeçari goditi përsëri saktë.

Jemi në javën e 6-të, dhe futbollisti nga Maqedonia e Veriut, por që ka luajtur mjaftueshëm ndeshje me Shqipërinë, të realizonte përsëri.

Ishte sfida që Kaiserispori e fitoi 3-0 në fushën e Eroksporit, dhe Seferi realizoi për 3-0 në 68’.

Ai ka 5 rrjeta në gjashtë javë duke qenë fare pranë kreut të renditjes për Këpucën e Artë.

Kaiserispor duket mirë I pozicionuar për të luftuar për Superligëm pra për elitën turke, pasi ka 13 pikë, duke qenë në vend të tretë, tri pikë prapa kreut.

Manaj ndërkaq ka gjashtë gola dhe një asist në gjashtë javë, dhe ishte vendimtar në fitoren tepër të rëndësishme 2-1 që Sivaspori arriti stadiumin e Antaliasporit.

Sulmuesi kuqezi asistoi golin e parë, dhe shënoi të dytin.

Për momentin është vetëm dy gola prapa liderit të renditjes së Këpucës së Artë, Ikeanaço.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!