Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Balla pret në Kuvend të Dërguarin Special të Presidentit Trump, Paolo Zampolli: Shqipëria model i bashkëjetesës ndër fetare

schedule14:03 - 7 Shtator, 2026

schedule 14:03 - 7 Shtator, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në Kryesinë e Kuvendit të Dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, për Partneritete Globale, ambasadorin Paolo Zampolli.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe mbi zhvillimet rajonale e ndërkombëtare që lidhen me paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin mes vendeve aleate.

Balla vlerësoi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke theksuar rolin e vendit tonë si një faktor stabiliteti në rajon dhe një aleat i besueshëm në NATO. Në fokus të bisedës ishte edhe organizimi i Samitit të NATO-s që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm.

Sipas Ballës, ambasadori Zampolli shprehu vlerësim për kontributin e Shqipërisë në promovimin e paqes dhe dialogut, si dhe për angazhimin e Kryeministrit Edi Rama në nisma ndërkombëtare në shërbim të paqes.

Gjatë takimit u vlerësua gjithashtu modeli shqiptar i bashkëjetesës ndërfetare, i konsideruar si një shembull i rrallë i harmonisë dhe tolerancës, që ka shërbyer ndër vite si bazë e unitetit dhe kohezionit të shoqërisë shqiptare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!