Diçka e bëri, por jo atë me të cilën jemi mësuar.
Lionel Mesi u detyrua të kënaqej vetëm me një asist në ndeshjen e fundit të ligës së futbollit profesionist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa skuadra e tij, Inter Majemi shqetësoi sërish.
Një pretendent për titull u ndal në stadiumin e vet nga një ekip tepër I dobët si Atlanta Junajtid.
Shiu I madh, që shtyu ndeshjen dy orë, padyshim që nuk ndihmoi.
Një barazim 2-2, me Mesin që pasoi për Kasemiron për 1-0 në 32’.
Almiron barazoi për miqtë, Luis Suarez kaloi sërish floridasit në epërsi, por sulmuesi zviceran Brel Embolo fiksoi rezultatin tri minuta para fundit, dhe Inter mbeti në vend të dytë në renditje.
Mesi luajti mirë dhe ka 18 gola e 10 asistë, duke pretenduar titullin në të dyja kategoritë.
Më keq I ndodhi Kristiano Ronaldos.
Superylli portugez as nuk mundi të shënonte, as të asistonte, dhe madje nuk mori dot asnjë pikë në ligën profesioniste të Arabisë Saudite.
Skuadra e tij, Al Nasr, kampione në fuqi e vendit, u mund në derbin e ashpër ndaj Al Itihadit, kampionit të vitit 2025 kur aty luante ylli kuqezi, Mario Mitaj.
Sulmuesi Ilenihena shënoi dy gola tepër shpejt për Al Itihadin, ndërsa Al Nasrit nuk I mjaftoi rrjeta nga Angelo Gabriel.
Pas 5 javësh kampionat, në krye është Al Hilal me 15 pikë, I ndjekur nga Al Nasr me 12, ndërsa Al Itihad ka 11 pikë.

