Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Qëlloi me armë në ajër pas sherrit, arrestohet 53-vjeçari në Himarë

schedule13:51 - 4 Shtator, 2026

schedule 13:51 - 4 Shtator, 2026

Finalizohet operacioni i koduar “Bunec” në Himarë.

Në pranga ka rënë një 53-vjeçar. Raportohet se 53-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas tjetër.

Gjatë operacionit është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bunec, ishte qëlluar me armë zjarri, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Bunec”.  Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi 53 vjeç, banues në fshatin Bunec.  Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. D., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!