Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Sllovenia “shpik” një tjetër talent/ Çiklisti Jakob Omrzel fiton etapën numër 12 në Spanjë

schedule12:51 - 4 Shtator, 2026

schedule 12:51 - 4 Shtator, 2026

Sllovenia mund të ketë vetëm 20 000 km2 sipërfaqe e paksa mbi 2 milionë banorë, por kur vjen puna tek çiklizmi duket sikur është një Francë apo Itali.

Pas Primozh Rogliçit dhe Tadej Pogaçarit, shteti ballkanik, që nuk dëshiron ta pranojë veten si pjesë e Ballkanit, ja ku nxorri talentin e radhës mbi dy rrota.

Ky është Jakob Omrzel, vetëm 20 vjeç, I cili shkëlqeu dhe triumfoi në etapën e 12-të të Vueltës së Spanjës.

Kjo, vetëm pak ditë pasi ish-lideri Pogaçar u detyrua të tërhiqej pasi u rrëzua dhe theu shpatullën.

Slloveni I ri u shkëput nga rivalët në etapën malore nga Vero në Kalar Alto me gjatësi 166.5 km, e pritet që në të ardhmen të nderojë veten dhe kombin e tij, ndonëse mund të jetë një rival më shumë për Pogaçarin e plotfuqishëm.

Në finish, la prapa gati 2 minuta spanjollin Berrade, që doli I dyti, ndërsa të tjerët ishin edhe më pas.

Natyrisht, ky 20-vjeçar nuk mban Fanelën e Kuqe.

Në krye të Vueltës mbetet spanjolli Enrik Mas, që ka 1 minutë e 45 sekonda epërsi ndaj sllovenit tjetër, Rogliç.

Është pikërisht Mas favoriti për të fituar Rrethin Çiklistik të Spanjës, që përfundon në 13 shtator në Malaga.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!