Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rubio konfirmon bisedimet me Ukrainën për prodhimin e raketave Patriot

schedule20:35 - 3 Shtator, 2026

schedule 20:35 - 3 Shtator, 2026

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se Uashingtoni dhe Kievi po negociojnë për një licencë që do t’i mundësonte Ukrainës të prodhonte raketa për sistemin amerikan të mbrojtjes ajrore Patriot, duke rikthyer në vëmendje një ide të cilën presidenti Donald Trump dukej se e kishte minimizuar vetëm disa javë më parë.

Komentet e Rubios i ofrojnë Ukrainës një rrugë të mundshme afatgjatë drejt një vetëqëndrueshmërie më të madhe në mbrojtjen ajrore. Por, ai e bëri të qartë se edhe nëse licenca miratohet, ajo nuk do ta zgjidhte mungesën e menjëhershme të penguesve që i nevojiten Kievit.

“Po negociohet pikërisht në këtë moment”, tha Rubio më 2 shtator, kur u pyet në emisionin The Brian Kilmeade Show nëse ishte kundër dhënies së licencave Ukrainës për të prodhuar raketat e veta Patriot.

“Por, kjo nuk është zgjidhje e menjëhershme”, shtoi ai, duke thënë se “rritja e prodhimit” dhe ndërtimi i fabrikave për armë kaq të sofistikuara do të kërkonte disa vite.]

Komentet erdhën në një kohë kur Ukraina po kërkon më shumë pengues për mbrojtjen ajrore, përpara një tjetër dimri me sulme ruse me raketa dhe dronë. Rubio tha se kërkesa për raketa penguese është bërë “nevoja numër një e mbrojtjes në planet”, ndërsa edhe vendet e Lindjes së Mesme po kërkojnë të sigurojnë këto sisteme.

Megjithatë, ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë nevojat e tyre të mbrojtjes dhe duhet të ruajnë rezerva të mjaftueshme përpara se t’i furnizoj vendet e tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!