Drejtori i Policisë, Ermal Muça në një komunikim për mediat foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ndërfushaj në Mirditë ku ekzekutua me armë zjarri Viktor Bardhi.
Gjatë fjalës së tij, drejtori i policisë, tha se ka të shoqëruar për ngjarjen.
“Rreth orës 8:55 jemi njoftuar në sallën operative për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ndërfushas në Mirditë.
Kemi ndërtuar grupin hetimor, kemi ardhur në vendngjarje, nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar që një shtetas është vrarë në automjetin e tij, është shtetasi Viktor Marku, datëlindja 1961.
Rreth 20 minuta pas ngjarjes në fshatin Rrej afër Rubikut, është djegur një automjet ku është një grup hetimor i dytë, po fiksohen provat, po pyeten dëshmitarët. Kemi një të shoqëruar dhe një pistë hetimi”, tha ai.

